Kuvendi mban seancë solemne në 12 vjetorin e shtetësisë së Kosovës

09:01 | 17 Shkurt 2020

Republika e Kosovës po feston sot 12 vjetorin e pavarësisë.

Deputetët e legjislaturës së re do të mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar seancën solemne në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca solemne e udhëhequr nga Vjosa Osmani pritet të fillojë në ora 11:00.

I pranishëm në këtë seancë do të jetë edhe kryeministri i vendit, Albin kurti, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, e të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Komento: