Nesër mblidhet Kuvendi: Zhvillohet interpelancë me ministrin Murati për çështjen e pagave.
Seanca e radhës plenare e Kuvendit do të mbahet të premten, duke filluar nga ora 10:00.
Kështu është njoftuar përmes një komunikate për media, ku është njoftuar edhe rendi i ditës, i cili përfshin, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shkruan lajmi.
Po ashtu në rënd të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.
Komunikata e plotë:
Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun, Data: 7 tetor 2022, Dita: E premte, Seanca plenare e Kuvendit. Vendi: Kuvendi i Kosovës, Koha: 10:00, Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-177 për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-166 për Tubime Publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-173 për Sigurinë Kibernetike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.