Kuvendi më 14 maj mban seancë të jashtëzakonshme për Telekomin

17:05 | 07 May 2019

Kuvendi të martën mban seancë të jashtëzakonshme për Telekomin.

Lëvizja “Vetëvendosje” ka arritur që t`i mbledhë 40 nënshkrime, për të thirrur seancë të jashtëzakonshme rreth gjendjes në Telekom, për të martën më 14 maj.

Konkretisht, rreth “kërcënimit” që së fundi ia ka bërë Z-Mobile Telekomit për shlyerjen e borxhit prej afro 26 mijë eurosh.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se kërkesa pritet të dorëzohet në Kryesi të Kuvendit ditëve në vijim.

“Seancën e kemi thirrur për të martën e ardhshme”, ka shtuar ajo.

Komento: