Kuvendi me Rezolutë për dialog, vjen reagimi i Albin Kurtit

11:15 | 16 December 2018

Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshe ka miratuar një rezolutë për dialogun me Serbinë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar ndaj seancës që është mbajtur dje për dialog.

Kurti ka shkruar se ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë.

Kurti ka shkruar se për udhëheqësit më i rëndësishëm është dialogu me Serbinë sesa punësimi, drejtësia, arsimi e buxheti i ri për FSK-në.

“Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë. Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo. Andaj shpejt u shtrinë”, ka shkruar Kurti.

Komento: