Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për të dërguar një kontingjent të FSK-së në Ishujt Falkland.
77 deputetë kanë votuar pro dërgimit të një kontigjenti të FSK-së në Ishujt e largët Falkland.
Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi.
FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.