Është miratuar edhe një projektligj që mundëson kontrollin financiar të partive
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.
Pro këtij Projektligji ishin 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime.
Më herët, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin e Pagave si dhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.
Në rend të votimit është edhe Buxheti i Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.