Kuvendi miraton edhe Projektligji për financimin e subjekteve politike – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kuvendi miraton edhe Projektligji për financimin e subjekteve politike

23:52 | 02 Shkurt 2019

Është miratuar edhe një projektligj që mundëson kontrollin financiar të partive

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike.

Pro këtij Projektligji ishin 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime.

Më herët, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe Ligjin e Pagave si dhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.

Në rend të votimit është edhe Buxheti i Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​

Komento: