Kuvendi miraton ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

23:48 | 06 Tetor 2026

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar.

Për këto ndryshime kanë votuar 88 deputetë.

Të pranishëm në sallë kanë qenë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe të komuniteteve nga grupi multi-etnik.

Kalimi i këtij projektligji ka qenë kërkesa e PDK-së dhe protestuesve tash e 21 ditë.

Komento: