Kuvendi miraton në parim projektbuxhetit për 2024

22:27 | 16 Nëntor 2023
kuvendi-miraton-ne-parim-projektbuxhetit-per-2024

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për pa asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës, lëshuan sallën, për mos të marrë pjesë në këtë votim.

Buxhetin e vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.

Deputetët e mazhoranës dhe ata të partive opozitare, patën një diskutimi të gjatë dhe me shumë kundërshtime për projekte të shumta që lidhen me projektbuxhetin për buxhetin e vitit 2014.

Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime./Rtk

Komento: