Kuvendi miraton Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore

17:45 | 23 Prill 2026
kuvendi-miraton-projektligjin-per-provimin-e-matures-shteterore

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, me 66 vota për, duke shënuar një hap të rëndësishëm në reformimin e sistemit arsimor në vend, shkruan Gazeta 10.

Ky projektligj synon të vendosë standarde të reja të seriozitetit, meritokracisë dhe transparencës në procesin e vlerësimit të nxënësve. Sipas përmbajtjes së tij, Provimi i Maturës Shtetërore do të shndërrohet në një mekanizëm më të drejtë, objektiv dhe të besueshëm për të gjithë maturantët në Kosovë.

Miratimi i ligjit u mbështet nga një numër i konsiderueshëm deputetësh, të cilët vlerësuan rëndësinë e ngritjes së cilësisë në arsim dhe forcimit të besimit publik në proceset e testimit.

Institucionet përgjegjëse pritet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbatimin e këtij ligji, ndërsa efektet e tij pritet të reflektohen që në ciklet e ardhshme të maturës shtetërore.

Zyrtarët kanë shprehur mirënjohje për të gjithë deputetët që kontribuan në miratimin e këtij projektligji, duke theksuar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi arsimor më të drejtë dhe më cilësor në Kosovë./Gazeta 10

Njoftimi i plotë: https://www.facebook.com/share/p/1CmLL8bRKW/

Komento: