Kuvendi miraton rezolutën për rritjen e pagës minimale

14:23 | 30 May 2019

Me 62 vota pro ka kaluar rezoluta për pagën minimale në Kuvend.

Partia Social Demokrate ka uruar qytetarët për votimin e pagës minimale sot në Kuvendin e Kosovës.

Rezoluta e propozuar nga PSD për rritjen e pagës minimale ka kaluar me 62 vota pro në Kuvendin e Kosovës.

Një deputet ka abstenuar dhe asnjë nuk ka votuar kundër.

PSD ka shkruar se do të jetë gjithnjë në solidaritet me punëtorët.

Komento: