Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës.
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare me fillim prej orës 10:00.
Në rendin e ditës janë 20 pika.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,
Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave,
Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.