Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme, pas saj një seancë plenare me tri pika në rend dite

16:24 | 07 November 2022

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, pas saj një seancë plenare me tri pika në rend dite.

Deputetët do të mblidhen nesër në Kuvend për një seancë të jashtëzakonshme, ka njoftuar institucioni më i lartë ligjvënës i vendit.

Sipas njoftimit, seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite. Do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Pas kësaj, është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite do të jenë tri pika:

1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.

Komento: