Kuvendi nis sesionin vjeshtor me një minutë heshtje për viktimat në Libi dhe Maroko (FOTO)

11:04 | 14 Shtator 2023
kuvendi-nis-sesionin-vjeshtor-me-nje-minute-heshtje-per-viktimat-ne-libi-dhe-maroko-(foto)

Deputetët iu rikthyen sot Kuvendit të Kosovës me sesionin e vjeshtës, për çka kryekuvendari i kërkoi sukses në këtë sesion të ri.

Në seancë po marrin pjesë mbi 61 deputetë.

Në hapje të seancës, kreu i këtij institucioni, Glauk Konjufca u shpreh se i kanë parë me shumë trishtim përmbytjet në Libi dhe tërmetin në Maroko, nga katastrofa ku humbën jetën mijëra qytetarë.

Më pas Kuvendi mbajti një minutë heshtje për viktimat.

kuvendi 1 minute heshtje

Komento: