Kuvendi nuk kalon asnjë nga pikat që kanë të bëjnë me programin IPA

11:08 | 07 Tetor 2022

Nuk kalon asnjë nga pikat që kanë të bëjnë me programin IPA.

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Kosovës në të cilën pritet të mbahet një interpelancë, të shqyrtohen disa projektligje dhe rekomandime.

Në kuvend nuk kanë kaluar asnjë nga pikat që kanë të bëjnë me programin IPA, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se qëllimi i marrëveshjes kornizë për IPA, është që të krijohet baza e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e BE-së të ofruara në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit apo fondet e njohura si IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027.

Marrëveshja si e tillë përbën një marrëveshje kornizë për IPA III, ndërsa, për programet vjetore të veçanta, do të lidhen marrëveshjet financiare për secilin program veç e veç, ku do të specifikohen sektorët, projektet, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin projekt.

Pra, kjo marrëveshje hap rrugën deri te lidhja e marrëveshjeve të tjera për të përfituar konkretisht nga projektet.

Komento: