Kuvendi përmes Rezolutës kërkon hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë për organizim të aktiviteteve terroriste

14:14 | 28 Shtator 2023
kuvendi-permes-rezolutes-kerkon-hetim-nderkombetar-ndaj-serbise-per-organizim-te-aktiviteteve-terroriste

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot një Rezolutë që dënon sulmin e së dielës mbi Policinë e Kosovës nga një grup terrorist serbë.

Në tekstin e Rezolutës përmendet edhe nevoja për një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste.

Poashtu përmendet edhe ekzistenca e kampeve stërvitore të grupeve terroristë në Serbi.

“KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë;”, thuhet në Rezolutë./Front Online

Komento: