​Kuvendi rrëzon rezolutën e opozitës për kontratat njëburimore

17:03 | 28 Mars 2024
​kuvendi-rrezon-rezoluten-e-opozites-per-kontratat-njeburimore

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar rezolutën e opozitës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Kundër kësaj rezolute votuan 60 deputetë, ndërkaq një abstenoi.

Në votim morën pjesë vetëm deputetët nga mazhoranca, pasi deputetët opozitarë më herët kishin lëshuar seancën plenare.

Krahas kësaj, dështoi të zgjidhet një anëtar në Bordin e RTK-së nga komuniteti shqiptarë, pasi asnjëri nga kandidatët nuk mori votat e nevojshme, rrjedhimisht konkursi përsëritet.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Komento: