Kuvendi shtyn seancën e planifikuar për të hënën

16:07 | 11 December 2022

Shtyhet seanca e planifikuar për të hënën.

Seanca e Kuvendit, e paraparë për të hënën më 12 dhjetor është shtyrë për një ditë tjetër.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se vendimi për shtyrjen e seancës plenare është marrë në pajtim me të gjitha grupet parlamentare.

Për mbajtjen e saj do të vendosë Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e radhës.

Komento: