Kuvendi s’ka kuorum as sonte, dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare

18:04 | 23 December 2022

S’ka kuorum as sonte, Kuvendi dështon t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit ka dështuar të miratojë katër marrëveshjet ndërkombëtare.

Në momentin e shqyrtimit të marrëveshjeve, në sallën plenare ishin vetëm 64 deputetë, teksa vetëm 60 prej tyre merrnin pjesë në votim.

Në anën tjetër, Kuvendi dështoi të miratojë edhe disa projektligje që ishin në rend të ditës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në mungesë të kuorumit, e përfundoi seancën e kuvendit.

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të mbahet në javën e tretë muajit janar të vitit 2023.

Ndryshe, edhe dje, nuk kishte kuorum për t’u votuar Projekligji për Strategjinë e Energjisë.

Komento: