Kuvendi sot debaton për bisedat e Kusari-Lila me Radoiçiqin

08:09 | 11 Tetor 2024
kuvendi-sot-debaton-per-bisedat-e-kusari-lila-me-radoiciqin

Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Në rend të ditës është debati që kanë kërkuar opozita, lidhur me bisedat e shefes se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila  me terroristin Milan Radoiçiq.

Edhe dje gjatë seancës pati debate lidhur me këtë temë, mirëpo  meqë nuk u miratua që të mbahet debati, opozita lëshoi sallën.

Komento: