Kuvendi sot mban seancë, do të diskutohet për grevën

08:14 | 15 Shtator 2022

Sot orën 10:00 do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës në sesionin vjeshtor

.

Në rend të ditës, do të jenë gjithsej 16 pika dhe përveç kësaj, do të ketë edhe pyetje parlamentare.

Në këtë seancë do të diskutohet për grevën e mësimdhënësve dhe grevën e punëtorëve tjerë të sektorit publik.

Rendi i ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.Pyetjet parlamentare,

4.Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësim në komisione parlamentare,

5.Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

6.Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

7.Shqyrtimi i parë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes,

8.Debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK),

9.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12.Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13.Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15.Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16.Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Komento: