Kuvendi sot mban seancën për Trustin

08:48 | 23 Qershor 2022

Sot seanca e Kuvendit për Trustin.

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të Trustit.

Kjo me iniciativë të Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur nga partitë e tjera opozitare.

Por Lëvizja Vetëvendosje përgjithësisht vazhdon ta ruajë qëndrimin që nuk do të votojnë për një tërheqje të Trustit.

Seanca e Kuvendit fillon në ora 10:00. E nëse votohet projektligji atëherë kalon në parim për të ardhur sërish në Kuvend.

E para se të trajtohet Trusti, do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Komento: