Kuvendi të enjten mban seancë solemne

12:52 | 14 Shkurt 2022

Të enjten, Kuvendi mban seancë solemne.

Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi do të mbajë seancë solemne të enjten.

Këtë e ka konfirmuar deputeti Armend Muja, pas mbledhjes së Kryesisë.

Më 17 shkurt 2022, Republika e Kosovës mbush 14 vjet shtet.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në mbledhjen e mbajtur në kryeqendrën e Kosovës – Prishtinë, më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 109 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit.

Komento: