Kuvendi të premten mban seancë të jashtëzakonshme për monopolin e Devollëve

16:25 | 26 Qershor 2019

Kuvendi mblidhet për ndërprerjen e kontratës me Devollin.

Të premten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, e kërkuar nga opozita. Në të pritet të diskutohet për kontratën me kompaninë për homologimin e veturave “Eurolab”, e cila është në pronësi të biznesmenit Shkelqim Devollit.

Tash e 10 vjet, secila veturë që futet në Kosovë edhe përkundër që ka kryer kontrollat teknike në vendin nga vjen, duhet të hyjë edhe njëherë në kontrollin e Devollit që kushton 100 euro.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se opozita ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për ndërprerjen e kontratës mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Eurolab.

“Me kërkesë të opozitës, te premten mbahet seanca e jashtëzakonshme per ndërprerjen e monopolit në homologim”, ka shkruar Haxhiu.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të martën ka raportuar para Komisionit Palemanetar për Zhvillim Ekonomik, ku ka lënë të kuptohet se kontrata me “Eurolab”-in, që përfundon në korrik, ka mundësi që të vazhdohet.

Komento: