Kuvendi vazhdon nesër seancën konstituive, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

16:12 | 08 Shtator 2026

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë nesër, më 9 shtator, seancën konstituive, e cila do të nisë në orën 11:00.

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e seancave.

Në rendin e ditës janë dy pika: zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit po vazhdon prej disa javësh, ndërsa deputetët nuk kanë arritur ende ta përmbyllin procesin e konstituimit të legjislaturës së re.

Komento: