Kuvendi voton nesër krijimin e ushtrisë

15:29 | 13 Dhjetor 2018

Republika e Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku pritet të votohen tri projektligje të cilat i hapin rrugë krijimi të ushtrisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, nesër mbanë seanca plenare, ku në rend dite janë projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Votimi në lexim të dytë në Kuvend të Kosovës i tri projektligjeve që mundësojnë transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës do të bëhet nesër në ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komento: