Kuvendi voton plotësim-ndryshimi për ndarje buxhetore

15:07 | 13 Korrik 2020

Votohet plotësim-ndryshimi për ndarje buxhetore.

Deputetët e Kosovës kanë votuar për plotësim-ndryshimin për buxhetin e vitit 2020.

Nga 89 deputetë sa ishin në sallë, 67 votuan për, një abstenoi dhe asnjë nuk votoi kundër dhe në këtë mënyrë deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan plotësim-ndryshimin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2020.

Pas këtij votimi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me këto vota u konstatua se, kuvendi në parim miratoi plotësim-ndryshimin mbi ndarjet buxhetore.

Komento: