Jeta Cahani, nëna e Ender Cahanit, nga Prizreni, me datë 10 Dhjetor 2022, ka raportuar në polici, zhdukjen e djalit të saj të mitur.
Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij me datë 8 Dhjetor 2022, në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të.
Sipas ankuesit, viktima është: mashkull, me peshë mesatare, flokët të shkurtra, 13-vjeçar.
Ankuesja thotë se edhe më parë ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia por është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt.
Policia kërkon nga qytetarët që nëse e shohin personin ta lajmërojnë menjëherë atë./IndeksOnline/