Ky anëtar i partisë e refuzoi Kurtin, nuk kandidon për deputet

18:48 | 16 Janar 2021

Kryeziu ka thënë se për arsye subjektive ka vendosur që të mos kandidojë.

Ish-kandidati për deputet, Taulant Kryeziu, ka treguar se ka refuzuar propozimin e kryetarit të partisë, Albin Kurtit, për të hyrë në listën për deputetë përsëri.

Kryeziu ka thënë se për arsye subjektive ka vendosur që të mos kandidojë.

Megjithatë ai thotë se do të vazhdojë qëndrimin në Vetëvendosje.

Reagimi i plotë:

Miq të nderuar,

Edhe pse isha i propozuar nga Kryetari Kurti që të jem kandidat për deputet nga lista e Vetëvendosjes, për arsye subjektive kam vendosur që të mos kandidoj për deputet në zgjedhjet e përgjithshme të Republikës. Do të jem krah VV-së në arritjen e suksesit të madh në këto zgjedhje dhe natyrisht edhe mbeshtetes ndaj Qeverisë në ardhje Kurti 2.

Komento: