
Lim Hoti, ish-banori i “Ferma VIP” dhe “BBVK”, ka treguar përmes rrjeteve sociale se në “BBVA” po mbështet Alesion.
Përmes një postimi në Instagram, ai ka bërë të ditur lidhjen familjare mes tyre.
Në fotografinë e publikuar nga Limi, shfaqet Alesio, ndërsa mbi imazh shkruhet: “Daj je ma i miri”. Me këtë postim, ai ka lënë të kuptohet se banori i “BBVA” është daja i tij, shkruan Kosovarja.
Limi ka qenë aktiv në rrjetet sociale edhe pas përfundimit të eksperiencave të tij në formate televizive, duke ndarë herë pas here momente dhe qëndrime personale.

