Ky burrë e kishte hundën 19 centimetra të gjatë

17:04 | 15 November 2022

Një burrë që kishte hundën më të gjatë në botë ka ngjallur reagime të shumta në internet pasi një imazh i tij i punuar nga dylli u rishfaq.

Thomas Wedders, nga Yorkshire, fitoi famë në shekullin e 18-të për hundën më të gjatë në botë e cila ishte 19 centimetra.

Rekordi i interpretuesit të cirkut udhëtues vazhdon edhe sot e kësaj dite, sipas rekordeve botërore Guinness, por vetëm punimet prej dylli kanë mbetur për të shfaqur hundën e tij të jashtëzakonshme.

Pasi një fotografi e figurës së tij prej dylli në një ekspozitë të Ripley’s Believe “It or Not” u shpërnda në Reddit, mijëra përdorues të mediave sociale komentuan tronditjen e tyre, transmeton Klankosova.

Komento: