Gonzalo Higuain vazhdon të shtyjë transferimin e tij drejt Chelsea, dhe largimi i tij do të detyrojë Milanin të ndërhyjë në treg në afatin kalimtar të janarit.
‘Rossonerët’ janë në bisedime të avancuara me Genoan për 23 vjeçarin Piatek, që ka qenë zbulimi i këtij viti në Serie A.
Gjitha këto lëvizje dërgojnë në rikthimin e Mario Balotellit në Serie A.
Është Genoa që po kërkon italianin, i cili është pjesë e Nice në Francë.