Ky do të jetë formacioni ‘bombardues’ i Real Madridit për sezonin e ri 2019/20

09:13 | 17 Gusht 2019

Formacioni i mundshëm i Real Madridit për sezonin e ri 2019/20 – vetëm mesfusha nuk ka ndryshime.

Pas një sezoni të kaluar të trazuar, Real Madrid i Zinedine Zidane fillon sezonin e ri 2019/20 të La Ligas tashmë nën presion.

Mbretërit kanë forcuar skuadrën e tyre me ardhjet e reja si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe yje të tjerë, duke shpenzuar mbi 300 milionë euro.

Real Madridi nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë në La Liga dy sezonet e fundit, duke përfunduar i treti në të dy kampionatet, pas Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe kjo e ka vënë nën presion të punës Zidanen.
Pyetjet shtrohen se si do të luajë trajneri francez këtë sezon dhe a do të kenë vend transferimet e reja?

Portali i njohur Goal.com ka përpiluar formacionin e mundshëm të Realit për sezonin e ri, teksa ka dhënë edhe disa arsye.
Sipas tyre mbrojtja do t’i besohet Thibaut Courtois edhe për kundër formës jo të mirë, ndërsa mbrojtja do të ketë vetëm një ndryshim: Ferland Mendy në vend të Marcelos.

Mesfusha do të jetë e njëjta e përbërë nga Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kross, ndërsa në sulm Eden Hazard dhe Vinicius Junior do të ndihmojnë Karim Benzeman.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit:

Komento: