
Një gjyqtar argjentinas do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Franca – Zvicra.
Gjyqtari argjentinas, Fernando Rapallini do ta ndajë drejtësinë në duelin ndërmjet Francës dhe Zvicrës në kuadër të fazës eliminuese të “Euro 2020”.
Rapallini është i vetmi gjyqtar argjentinas në Kampionatin Evropian dhe është risi pasi të gjithë gjyqtarët janë evropianë.
Arsyeja e sjelljes së Rapallinit në “Euro 2020” është se UEFA ka bërë një program shkëmbimi me CONMEBOL, ku atje është deleguar një gjyqtar evropian në Copa America dhe Rapallini ka ardhur për të referuar këtu.
Rapallini do të jetë i ndihmuar nga asistentët, Juan Pablo Belatti dhe Diego Yamil Bonfa.
Franca dhe Zvicra do të përballen të hënën me 28 qershor.