Ky do të jetë moti në Kosovë të dielën

19:27 | 15 Gusht 2020

IHK ka publikuar motit që do të mbizotërojë të dielën në Kosovë.

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi, përcjellë edhe me zbrazje elektrike, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

IHMK lajmëron se do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-9m/s.

Komento: