Ky do të jetë moti nesër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky do të jetë moti nesër

00:03 | 29 Janar 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lajmëruar se nesër do të mbaj mot mesatarisht i mirë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht në perëndim mund të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënje. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.

Komento: