Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

22:42 | 23 Korrik 2022

Edhe nesër parashihet që në vendin tonë të ketë temperatura të larta.

Do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Komento: