Ky do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës

17:09 | 08 Gusht 2021

Memli Krasniqi, sot na ka prezantuar me kanditatin për kryetar të Kamenicës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ditën e sotme e ka kaluar në Kamenicë, teksa edhe prezantoi kandidatin e tyre për kryetar të komunës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi njoftoi se Muhamet Kallaba është kandidat i PDK-së për kryetar të Kamenicës, shkruan Indeksonline.

Krasniqi tha se Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Postimi i plotë:

Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba dhe me kolegët e Degës.

Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.

Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.

Prandaj, më 17 tetor, Muhamet Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune.

Komento: