
Drejtimi i elektroenergjetikës në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, rrezikon të mbyllet.
Filloi studimet në drejtimin e elektroenergjetikës. E këtë Baradha Januzi e bëri për shkak të perspektivës që ofronte kjo fushë.
Megjithatë gjatë studimeve, kjo studente ka vërejtur disa parregullsi.
Se kriteret janë shumë të larta për bursë, për studentët e këtij fakulteti, u tha edhe në një konferencë të organizuar nga Admovere, gjatë së mërkurës.
Drejtimi i elektroenergjetikës në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike ka telashe edhe me stafin akademik.
Probleme të tilla po vlerësohet se mund ta rrezikojnë ekzistimin e këtij drejtimi.
Mbyllja e drejtimit të elektroenergjetikës do të shkaktonte pasoja te ndërmarrjet më të mëdha energjetike e industriale në Kosovë.
Andaj për t’u përkrahur një program i tillë u dhanë disa rekomandime.
Në prill të vitit 2019, Qeveria e Kosovës kishte themeluar grupin punues për të shqyrtuar mungesën e kuadrove dhe të ardhmen e këtij drejtimi në Universitetin e Prishtinës.