Ky dyshohet se është autori i cili kreu sulmin terrorist në Magdeburg të Gjermanisë

00:38 | 22 December 2024
ky-dyshohet-se-eshte-autori-i-cili-kreu-sulmin-terrorist-ne-magdeburg-te-gjermanise

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një foto që mendohet të jetë e të dyshuarit për sulmin terrorist në Magdeburg, Gjermani.

Fotoja e të dyshuarit të identifikuar si Taleb al-Abdulmohsen, është marrë nga të dhënat e një grup aktivistësh me bazë në SHBA, RAIR Foundation USA. I dyshuari nuk është identifikuar akoma zyrtarisht nga autoritetet, por mediat gjermane tashmë e quajnë atë “Taleb A”.

RAIR Foundation USA ka kryer një intervistë me al-Abdulmohsen më 12 dhjetor. Në një deklaratë të publikuar nga Reuters, fondacioni tha se al-Abdulmohsen ishte prezantua si dikush që ndihmonte ish-refugjatët myslimanë që donin ti shpëtonin persekutimit nga Arabia Saudite.

Komento: