Newcastle United raportohet se është futur në garë për ta transferuar qendërmbrojtësin e Manchester Unitedit, Harry Maguire.
Madje, thuhet se klubi Bardhezi është favorit për ta bërë të vetin lojtarin që pritet të shitet nga “Djajtë e Kuq” në fund të këtij sezoni, shkruan “90min”.
Gjithashtu, interesim për përfaqësuesin anglez ka shfaqur edhe West Ham United, por që duket se ish-futbollisti i Leicester Cityt e preferon më shumë transferimin tek “Magpies” nëse largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.
Maguire ka qenë në qendër të kritikave për paraqitjet e tij jostabile në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që gjiganti britanik të vendos ta shesë atë.