Udinese përfitoi nga një koment i portierit Marco Silvestri për të ftuar Cristiano Ronaldon t’i bashkohet.
Pas një vere në të cilën është folur vetëm për largimin e tij të mundshëm nga United, Udinese po i ofron atij një shans.
Nëse dëshiron të provojë sfida të reja, dyert e klubit italian janë të hapura për të, përcjell ORAinfo.
Vitet kalojnë, por Cristiano Ronaldo ka ende dëshirën për të fituar. “Qëllimi im është Botërori, por edhe Euro 2024. Ambicia ime është e madhe”, ka thënë së fundmi sulmuesi i Manchester United.
Portieri i Udineses, Marco Silvestri, i është përgjigjur fjalëve të Cristianos në një postim në ‘DAZN’. Portieri e ftoi portugezin t’i bashkohej skuadrës së tij.
“Cristiano, eja në Udinese”, ka shkruar Silvestri në Instagramin e DAZN. Dhe klubi e mori idenë, duke iu përgjigjur ofertës së portierit me një emoji sysh.
Nuk u ndal me kaq. Udinese i ka lënë një mesazh Cristiano Ronaldos në rrjetin e tyre në Twitter me atë mesazh të iniciuar nga Silvestri.
Nëse Cristiano dëshiron të tregojë atë ambicie të madhe që ka, Udinese ia hap derën. Ai e pret një vend në Friuli./ORAinfo/