Ky ekip po përgatit oferë prej 305 milionë euro, e duan Ronaldon në skuadër – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ky ekip po përgatit oferë prej 305 milionë euro, e duan Ronaldon në skuadër

12:26 | 24 Nëntor 2022

Cristiano Ronaldo do të pranojë një mega-ofertë në ditët e ardhshme.

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka mbetur pa klub, pasi shkëputi kontratën e tij me Manchester United.

Raportime të ‘Daily Mirror’ bëjnë të ditur se tashmë ka interesim për shërbimet e portugezit, nga një klub arab.

Skuadra e Al-Nassr është e gatshme të bëjë ‘çmendurinë’ me një ofertë masive për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Propozimi thuhet se mund të shkojë afër një kontrate që prek 305 milionë funtet.

Mbetet të shihet nëse Ronaldo do të joshet nga një shifër e tillë dhe të transferohet në futbollin arab.

Komento: