Ky ekip shihet si favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

12:17 | 15 February 2023

Carragher dhe Richards parashikojnë fituesin e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve

Jamie Carragher dhe Micah Richards kanë bërë parashikime të guximshme për fituesit e tyre të Ligës së Kampionëve.

Gara kryesore për klube në Evropë u rikthye të martën në mbrëmje me të tetën e finales, kur Milani mposhti Tottenhamin 1-0 në San Siro, ndërsa Bayern Munich mposhti Paris Saint-Germain në Parc des Princes me të njëjtin rezultat.

Ndeshjet vazhdojnë të vijnë pasi ekipe si Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe të tjerë synojnë të shtojnë trofetë evropianë.

Një pjesë e ekipit të ekspertëve në CBS Sports, Carragher dhe Richards iu kërkua që të dy të bënin parashikimet e tyre se kush mendojnë se do të ngrejë trofeun në fund të edicionit – secili duke zgjedhur fituesit për herë të parë.

“Unë mendoj se Napoli. Napoli me formën e tij ka qenë brilant”, deklaroi ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Richards.

“Për sa i përket favoritëve të dalluar, është e vështirë. Thjesht mendoni se në fund të sezonit, skuadrat do të përmirësohen, por në formë mendoj se Napoli”.

Ndërsa Carragher vuri në dukje se sa i impresionuar kishte qenë me skuadrën italiane këtë sezon, por parashikoi se ish-skuadra e Richards, Manchester City do t’i jepte fund pritjes së gjatë për një trofe evropian.

“Po, mendoj se Napoli tani është ekipi më në formë”, potencoi ish-lojtari i Liverpoolit. “Do të doja t’i shihja ata ta fitonin trofeun. Por, unë mendoj se ky mund të jetë sezoni i Manchester Cityt”.

Komento: