Ky është 19 vjeҫari shqiptar i cili humbi jetën mbrëmë në aksidentin në Maqedoni

14:10 | 14 February 2019

Aksidenti në Maqedoni tronditi të gjithë, pasi la pa shenja jetë një numër të madh të personave.

Në mesin e tyre është edhe i riu Ajdin Ismaili (Aydın Ismaili).

Edhe Onur Sadiku është 19 vjeçari që ka ndërrur jetë mbrëmë në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë-Shkup.

Për momentin katër persona janë identifikuar Rametulla Abdurahimi, Jovica Trpevski, Onur Sadiku, Besim Kamberi, Esat Emrulai si dhe Ajdeni Ismaili.

Ende nuk dihet identiteti i 8 personave të tjerë që u aksidentuan dhe humbën jetën nga ky aksident.

Ndryshe sot ndërroi jetë edhe një i aksidentuar ku numri i atyre që kanë humbur jetën arriti 15 dhe mbi 30 të lënduar.

Komento: