Ky është 19-vjeçari që mbeti i vrarë në Vushtrri

22:26 | 23 March 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri.

Gazeta Sinjali merr vesh ekskluzivisht se viktima është Ardit Zymeri, i lindur më 2006.

Rasti dyshohet se ka ndodh rreth orës 20:30, në rrugën “Galip Badivuku”, në Vushtrri.

Për momentin, nuk ka të dhëna për të dyshuarin, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Komento:
loading