Ky është 20 vjeҫari i cili i dha fund jetës në Deҫan

10:09 | 21 Prill 2019

Para dy ditësh, një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi në komunën e Deҫanit.

Në fshatin Baballoq të Deqanit, është gjetur pa shenja jete një 20 vjeçar.

Ai ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, derisa humbjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Dyshohet se ky i ri i dha fund jetës, përderisa policia po merret me këtë rast.

Policia e Rajonit të Pejës përmes një komunikate për media, kanë njoftuar se ata janë informuar për rastin mbrëmë.

“Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, humbjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit të rastit, njësitet policore të stacionit policor në Deçan së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rast është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion, rreth ores 02:20 është terhequr nga vendi i ngjajës. Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i rastit).”, thuhet në njoftim

Atij i është dhënë dje lamtumira e fundit në fshatin Baballoq.

Komento: