I shpërtheu goma e kamionit, kush është 20-vjeçari që vdiq në Durrës.
Fotoja e mëposhtme është e 20-vjeçarit , Rafael Talaj, që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të gomës të një kamioni në një gomisteri në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1 në Kënetë të Durrësit. Sipas dëshmitarëve shpërthimi i gomës ishte shumë i fuqishëm, ndërsa ambulanca she policia mbërritën me vonesë në vendngjarje.
Sipas informacioneve, i riu kishte kohë që punonte dhe siguronte të ardhurat për familjen e tij.
“Më datë 06.07.2021, rreth orës 08:50, në lagjen nr.14/1, Kënetë, në ambientet e një gomisterie, duke rregulluar një gomë të një kamioni e cila ka shpërthyer, është lënduar shtetasi R. T., 20 vjeç, (punonjës), i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë”, njoftoi më herët policia.