Ky është 22 vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Pejë

19:25 | 12 Nëntor 2022

Ky është personi që humbi jetën në aksidentin në Pejë.

Sot rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen “Beteja e Loxhёs” nё Pejё.

Në këtë aksident ishin tё përfshira njё automjet transportues (kombi) dhe njё motoçikletё.

Si pasojё e aksidentit vozitёsi i motoçikletёs ёshtё lёnduar rёndё, i njejti ёshtё dërguar në spitalin rajonal në Pejё, por sipas ekipit mjekёsor viktima nё spital ka arritur pa shenja jete.

Indeksonline raporton se viktima e aksidentit është Arjan Zekaj, 22 vjeçar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Komento: