Ky është 25-vjeçari nga Skenderaj që vdiq tragjikisht në Drenas

11:23 | 26 Korrik 2023

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka publikuar fotografinë e të riut që vdiq pasi ra nga rimorkio e traktorit në Drenas.

Lushtaku tha se viktima është Ekrem Smakiqi nga Abria e Poshtme e Skenderajt.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të bashkëqytetarit e  bashkëvendasit tonë, djalit të ri e punëtorit të madh, Ekrem (Sherif) Smakiqi nga Abria e Poshtme e Skenderajt. Ekremi i përkiste familjes atdhetare Smakiqi, kurse si i ri ishte shëmbull për punën dhe përkushtimin e tij në shërbim të mirëqenies së familjes, duke punuar parreshtuar deri ditën e djeshme kur ndërroi jetë papritur. Vdekja e tij lë të pikëlluar familjen dhe gjithë ne të tjerët që patëm rastin ta njohim këtë djalë të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të thella familjes Smakiqi, miqve dhe dashamirëve! SL”, ka shkruar Lushtaku.

Policia ka njoftuar se një burrë në Drenas është dërguar pa shenja jete në QKMK, pasi dyshohet se gjatë ngarkimit të druve në rimorkio është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Komento: